Zbuloni motorin më të shpejtë dhe më të shtrenjtë në botë (Foto)..

Mjeti i quajtur Dodge Tamahawk arrin shpejtësi astronomike dhe ka një shifër shitjeje marramendëse. Amatoret e shpejtësisë se madhe me siguri kane dëgjuar te itet për Dodge Tamahawk-un. Ky mjet është ndërmjet makinës dhe motorit, pra është një “ndërthurje e pasionit dhe ekstremit.” Për here te pare ai është paraqitur ne Sallonin e Detroit-it ne vitin 2003 si motori me i shtrenjte ne bote, por janë shitur thuajse vetëm dhjete ekzemplare. Shifrat qe jepen per te ne fakt kalojnë çdo ligj te natyrës, te paktën për një motor.



Dodge Tamahawk ecën me 500km/h dhe mund te kaloje nga 0 ne 100km/h për 2 sekonda. Një rekord ky! Përveç shpejtësisë ai mbahet edhe si motori me i shtrenjte ne bote duke arritur shifrën prej 422.000 eurosh. Megjithatë duhet thënë se ky motor ende nuk është homologuar dhe fatkeqësisht nuk mund te ngitet ne rruge.



Powered by Blogger.