Veturat më të shtrenjta në botë (Foto)


Lista nuk përfshin 8-milionë-euroshen Maybach Exelero, më të shtrenjtën absolute, për shkak se është bërë në vitin 2004 dhe nuk u krijua si model prodhimi, por krijim unik.
As vetura si La Ferrari FXX-K, që është bërë vetëm për pista, transmeton tch.
Galeria më poshtë ka të renditura 7 veturat më të shtrenjta që vihen në prodhim e që mund të blihen në vitin 2016, si dhe që kanë leje për të qarkulluar në rrugë.

                                             2.5 milionë – Bugatti Chiron



2.5 milionë – Ferrari F60 America




Me F60 America, Ferrari festoi 60-vjetorin e hapjes në Amerikë duke prodhuar 10 modele të tilla, me dekor patriotik amerikan 



2.6 milionë – Pagani Huayra BC


Pagani Huayra BC ka shitur rreth 100 të tilla deri tani, makina me motor V12 nga Mercedes-AMG 



3.4 milionë dollarë – Limited Edition Bugatti Veyron nga Mansory Vivere në vendin e 4-t


Limited Edition Bugatti Veyron nga Mansory Vivere ka 1200 kuaj fuqi, trup me fibra karboni dhe shpejtësi 408.7 km/orë



3.4 milionë dollarë – W Motors Lykan Hypersport


Lykan Hypersport shihet në filmin Fast and Furious 7, e vetmja që vjen nga Lindja e Mesme, Libani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe


4.5 milionë dollarë – Lamborghini Veneno


“Veneno”, me 1004 kuaj fuqi, veshur me fibra karboni e pluhur diamanti, modifikimi i “Aventador” për 50 vjetorin e Lamborghinit



4.8 milionë dollarë. Koenigsegg CCXR Trevita. Makina suedeze, më e shtrenjta në botë


Koenigsegg CCXR Trevita, e para makinë e bërë me fibër karboni të bardhë, që shkëlqen si diamant


Boksieri amerikan Floyd Mayweather ka një prej shumë pak Koenigsegg CCXR Trevita. Flitet që janë vetëm dy.


Powered by Blogger.