Testi më preçiz në botë: Me 4 pyetje ju zbulojmë personalitetin...


Bright side" ka krijuar një test me 4 pyetje bazuar në testin "The Myers-Briggs Type Indicator". E vetmja gjë që duhet të bëni është t'i përgjigeni 4 pyetjeve e më pas të kombinoni shkronjat që ndodhen sipër fotove, bazuar në përgjigjen tuaj.

1.Jeni shumë i lodhur pasi kishit një javë të ngarkuar dhe aspak të mirë. Si do e kaloni fundjavën? E: Do thërras miqtë dhe do shkoj në restorant ose në kinema ose do argëtohemi. I: Do e fik telefonin dhe do rri në shtëpi, do shoh ndonjë episod të serialit tim të preferuar dhe do bëj një banjë të gjatë teksa lexoj një libër.


2.Cili nga këto përshkrime të përshtatet më shumë? S: Gjëja më e rëndësishme për mua është çfarë po ndodh këtu dhe tani. Unë vlerësoj situatat e vërteta dhe i jap rëndësi detajeve.

N: Faktet janë të mërzitshme. Më pëlqen të ëndërroj dhe të bëj plane me mendje. Bazohem më shumë tek intuita ime sesa tek informacion.


3.Një konkurrent i punëdhënësit tuaj po përpiqet t'ju joshë. Ju jeni me dy mendje pasi atje rroga është e lartë, por këtu stafi është i mirë. Për më tepër, kreu i departamentit tuaj iu ka dhënë fjalën se do t'i thotë shefave për ju kur ai vetë të largohet. Si do vendosni?

T: Do mësoj të gjitha informacionet e nevojshme për konkurrentin, do i marr këshilla menaxherit tim. Do e analizoj çështjen dhe do e gjykoj situatën me qetësi.
F: Do bëj si të ma ndjejë. Unë ndjek gjithmonë zemrën.



4.Vetëm 2 javë kanë mbetur nga dasma e miqve tuaj të ngushtë. Si po shkojnë pregatitjet?

 J: Që një muaj më parë, kam zgjedhur muzikantin, kam bërë një kolazh me fotot e çiftit, kam shkruar një poemë, kam bërë gati veshjen, kam lënë takim me parukieren ose berberin. I kam të gjitha gati.

 P: Pse të pregatitem? Do bëj qejf në dasmë. Fjalimin tim do e sajoj. Gjërat e bukura ndodhin spontanisht.





Tani lexoni mbi personalitetin tuaj duke krijuar një kombinim shkronjash bazuar përgjigjeve tuaja.




ESTJ: Jeni praktik, ju pëlqen të planifikoni dhe organizoni gjithçka. Mbi të gjitha ju I bëni njerëzit të mendojnë sipas mënyrës suaj. Ju i besoni fakteve dhe jeni të komunikueshëm. Pëlqeni të njihni njerëz të rinj dhe të shkoni në festa. Nuk harroni kurrë të kujdeseni për njerëzit tuaj të dashur dhe e shprehni hapur dashurinë.



 ENTJ: Jeta për ju është betejë dhe ekstrem. Kështu e njihni veten dhe të tjerët. Jeni guximtar dhe frymëzoni shpejt për të nisur gjëra të reja. Ju i vlerësoni aftësitë tuaja, fuqitë dhe dobësitë, mjaft kompetent. Jeni të hapur për ide të reja. Mendoni pozitivisht dhe pëlqeni shumë sportin.




ESFJ: Ju shkoni shumë mire me njerëzit dhe jeni shpirti i një feste. Jeni të vëmendshëm, të përkujdesur dhe gjithmonë gati për të ndihmuar, edhe nëse duhet të sakrifikoni interesat personale për të tjerët. Nga ana tjetër jeni të pavarur dhe nuk doni ndihmë për të arritur diçka. Doni vetëm mbështetje emocionale nga të tjerët.



ESTP: “Pjesëmarrja është më e rëndësishme se fitorja”. Kjo shprehje nuk është për ju. Ju bëni të pamundurën për të arritur atë çfarë doni. Nuk bëni kompromise dhe ecni sipas një plani.Jeni luftëtar i lindur, aktiv dhe i organizuar. Ju mund të vlerësoni objektivisht edhe situatën më stresuese dhe të jepni një përgjigje të shpejtë dhe të saktë, shkruan Xing.al.




ENFJ: Ju jeni tip emocional dhe keni shumë shprehi fytyre. Jeni të vëmendshëm ndaj emocioneve të të tjerëve dhe nuk ju shpëton as gënjeshtra më e vogël. Jeni xheloz dhe mosbesues në dashur. Shpesh ju ndodhin gjëra që i kishit parashikuar pasi keni intuitën t’i ndjeni gjërat para se të vijnë.


ENTP: Ju jeni prodhuesi i ideve, gjithmonë krijoni gjëra të reja. Përshtateni shpejt, edhe në një ambient jo familiar dhe i mësoni me lehtësi metodat e ndryshme të punës. Për shkak se nuk e pëlqeni rutinën, shpesh i ndryshoni sferat profesionale apo hobitë.



 ESFP: Ju keni aftësinë të përcaktoni fatin e atyre që ju rrethojnë. Ju ndiqni interesat personale. Krijoni idenë e një personi të thjeshtë. Nuk ju pëlqen ta harxhoni kohën kot. Doni rezultate të shpejta dhe i urreni burokracitë.

ENFP: Jeni energjik dhe kureshtar. Jeni një kombinim i introvertit dhe ekstrovertit, gjë që ju bën të kaloni mire me njerëzit. Jepni këshilla shumë të mira. Ju e perceptoni jetën me gjithë diversitetin e mundësive të saj. Keni imagjinatë të pasur dhe inteligjencë të lartë. Jeni person harmonic dhe të aftë të mbani balancën edhe kur koha i ndryshon gjërat.





INFP: Ju jeni ëndërrimtar, harmoninë e brendshme dhe vetëvlerësimin i vendoni në rend të parë. Ju I kuptoni mire njerëzit. Pëlqeni të visheni bukur dhe të dukeni mire në çdo rast. Ndonjëherë e humbisni sensin e kohës dhe realitetit, shkruan Xing.al.





ISFP: Ju gjeni gëzim edhe në gjërat më të vogla, ja dilni edhe me rutinën apo monotoninë. Ju pëlqen të ndiheni të dëshiruar. I ndihmoni gjithmonë të tjerët dhe nuk konfiktoheni kurrë. Ju pëlqen t’i argëtoni të tjerët dhe t’i bëni të qeshin. Jeni me këmbë në tokë, praktik, i kujdesshëm dhe partner/e i/e besueshëm/e.




INTP: Ju jeni intelektuan dhe filozof. Nuk pëlqeni të shpreheni shumë, Doni rehatinë tuaj. I merrni vendimet me kujdes dhe i analizoni gjërat. Jeni shumë sensitive kur bëhet fjalë për ndryshim. Jeni shpeshherë të tensionuar dhe përpiqeni gjithnjë të mblidhni fakte, mendime dhe ide.




INFJ: Jeni perfekt për t’i kuptuar njerëzit, gjeni talentet e tyre të fshehura dhe njerëzit drejtohen tek ju për të marrë këshilla. Keni shumë intuitë. Nuk rreshtni kurrë së mësuar dhe parësore keni zhvillimin e vetes. Duke ndihmuar të tjerët, ju gjeni veten.






INTJ: Nga bota juaj e brendshme ju nxirrni ide të pabesueshme.Keni pak vështirësi në marrëdhëniet tuaja me njerëzit, ndonjëherë e distanconi veten për të demonstruar pavarësinë tuaj. I vini vetes prioritete dhe i besoni intuitës.




ISFJ: Nuk e duroni dot falsitetin dhe mungesën e sinqeritetit në një marrëdhënie. Mbani afër vetëm njerëzit që doni dhe bëni gjithçka për ta. Jeni i kujdesshëm me fjalët dhe nuk veproni pa u menduar mire. Qëllimi juaj është të ndihmoni të tjerët dhe t’i bëni të lumtur.




ISTP: Ju nuk nxitoheni për të marrë vendime dhe i peshoni mire gjërat. Jeni gjithmonë i përpiktë në orar. Bazoheni tek ndjenjat dhe opinoni juaj mbi gjërat është shumë objektiv  dhe specific. Jeni të komunikueshëm, por kur shikoni mungesë sinqeriteti, as nuk doni të komunikoni fare.




ISTJ: Të mendueshëm, të besueshëm dhe qëllimi juaj ëllimi juaj është rezultati final. Jeni strikt dhe shqetësoni edhe për gjërat më të vogla. Ju nuk jetoni me ëndrra, por këtu dhe tani./Xing.al
Powered by Blogger.