"Si ta Quaj kete Dashuri?"Neser do te ndiqni,Arnav i thotë Kushit “Të dua” për herë të parë,...


Sham e pyet Kushin për letrat. Kushi i thotë se e di shumë mirë që letrat i ka ai. Sham e mohon dhe i thotë se nuk është mirë për të që nuk e di ku janë letrat. Babli i kërkon sërish falje Pajalit. Ajo i tregon të vërtetën edhe Akashit dhe ai habitet. Akash i kërkon falje Pajalit që u soll keq me të. Akash dhe Pajal bëjnë gati Bablin që të ikë. Manorama mërzitet sepse koha kaloi shumë shpejt ndërsa gjyshja i thotë Bablit të vijë sërish kur të ketë pushime. Gjyshja dhe Anxhali e shohin Kushin shumë të shqetësuar dhe i bëjnë një surprizë. Ato i kanë blerë një biletë për në Londër. Sham habitet sepse nuk do që Kushi të ikë. Ai thotë se Kushi nuk mund të ikë vetëm. Anxhali i thotë se i çoi mesazh Arnavit. Kushi gëzohet. Sham merr dikë në telefon. Kushi bën gati valixhen. Akash do e çojë në aeroport. Kushi i thotë mirupafshim të gjithëve dhe niset. Pajal është e shqetësuar pasi Kushi nuk ka udhëtuar kurrë kaq larg. Kushi është duke ikur në aeroport me makinë por merr një telefonatë që e frikëson shumë. Kushi kthehet në shtëpinë Raizada. Të gjithë habiten kur shohin Kushin. Kushi thotë se nuk do shkojë në Londër pasi mamaja e saj i tha që nuk është koha e duhur që ajo të dalë jashtë vendit. Kushi shkon në dhomë dhe kujton fjalët që i tha personi që e mori në telefon. Ai i ka thënë që Arnav nuk është në Londër dhe as në hotel. Kushi shqetësohet se çfarë mund t’i ketë ndodhur Arnavit. Ajo mendon t’i thotë të vërtetën familjes por ka frikë se Anxhali do shqetësohet. Anxhali telefonon Arnavin por i del i ¡kur. Ajo shqetësohet dhe nuk i pi ilaçet. Kushi bën sikur po ¢et me Arnavin në telefon që të qetësojë Anxhalinë. Anxhali kërkon që të ¢asë dhe ajo por Kushi i thotë se Arnav e mbylli sepse ishte në një mbledhje. Kushi i tregon të vërtetën gjyshes që Arnav nuk ka arritur në Londër. Gjyshja shqetësohet dhe ¡llon qan. Kushi mundohet ta qetësojë. Këtë e merr vesh edhe Manorama. Dhe nga Manorama e merr vesh edhe Anxhali. Ajo shqetësohet shumë dhe e kap paniku. Të gjithë mblidhen për ta qetësuar. Anxhali i thotë Akashit të telefonojë policinë. Në këtë moment bie telefoni i dhomës së Anxhalisë. Ajo e kap dhe është Arnav. Anxhali ¡llon të pyesë Arnavin dhe i bërtet. Arnav e gënjen Anxhalinë dhe i thotë se nuk është në Londër por në Skoci. Me Arnavin ¢et edhe Akashi. Arnav i thotë Akashit se linja ndërpritet dhe nuk mund të ¢asin gjatë por i kërkon të kujdeset për Anxhalinë dhe Kushin. Akash i thotë Arnavit të ¢asë me Kushin. Kushi merr telefonin. Në ¡llim Arnav nuk i ¢et dhe pas disa sekondave thotë emrin e saj. Kushi ¡llon qan por nuk e shpreh. Arnav e kupton. Ai i thotë Kushit se është mirë. Kushi qan akoma më shumë por pa zë. Arnav e kupton nga heshtja e saj që ajo po qan dhe i thotë Kushit të ndalojë. Në fund ai i thotë: “Kushi…Të dua”
Powered by Blogger.