"Si ta Quaj kete Dashuri?" Sham lakuriq në dhomën e Kushit, ajo tmerrohet..

Sham trembet kur dikush e prek në sup por ajo nuk është Kushi. Është Anxhali e cila i thotë Shamit të shkojë për ritualin. Edhe Kushi shkon atje për ritualin. Pas Anxhali largohet Sham pyet Kushin si është por ajo nuk i përgjigjet. Familja mblidhet për ritualin. Kushi ka një ndjesi të keqe dhe i lutet Zotit të mbrojë Arnavin. Të gjithë kthehen në shtëpi. Kushi mendon për letrat dhe vendos të kontrollojë në dhomën e Shamit.


Në Londër Arnav ka një mbledhje por ai nuk paraqitet. Dikush thotë se Arnav nuk ka shkuar në hotel. Kushi po gatuan por në mendje ka vetëm Arnavin dhe ka një ndjenjë që diçka nuk shkon. Kushi bën xhalebi për të gjithë familjen. Ajo i bën pa sheqer për Arnavin pastaj shkon në dhomë dhe pyet veten pse i bëri pa sheqer kur Arnav nuk është këtu. Anxhali po i çon ushqim Kushit. Sham pyet Anxhalinë nëse i ka pirë ilaçet dhe kur ajo i thotë jo Sham i thotë të shkojë t’i pijë sepse ja çon ai ushqimin Kushit.



 Sham shkon tek Kushi. Kushi i thotë të largohet dhe mbyll derën. Sham e hap derën dhe Kushi i thotë të largohet por Sham i thotë se nuk do largohet nëse ajo nuk ha. Kushi nga inati hedh të gjithë piperin në qumësht. Sham e merr gotën dhe e pi. Kushi habitet. Sham i thotë Kushit mos të dyshojë në ndjenjat e tij dhe largohet. Kushi lexon sërish mesazhin e Arnavit. Anxhali vjen dhe e sheh Kushin të shqetësuar. Të dyja përqafohen. Kushi i thotë Anxhalisë se ka një ndjenjë të keqe. Anxhali i thotë të mos shqetësohet dhe telefonon Arnavin por i del i paarritshëm.


Anxhali i çon Arnavit një mesazh. Nga ana tjetër Babli bëhet xheloze kur sheh Pajalin me Akashin. Ajo përpiqet të djegë me hekur këmishën e Akashit që ta fusë në sherr me Pajalin e cila po e hekuroste. Manorama kap mat Bablin. Babli i tregon Manoramës pse po i bën këto. Ajo i thotë se Akash nuk i kushton më vëmendje që kur Pajal ka hyrë në jetën e tij. Babli i tregon edhe Akashit dhe Pajalit dhe ata e falin. Kushi merr një telefonatë nga Arnav por telefonata ndërpritet. Kolegët e Arnavit mësojnë se Arnav as nuk ka arritur në Londër. Sham shkon të bëjë dush në tualetin e Arnavit shkruan revistawho.com. Ai pret që Kushi të vijë ndërkohë që është lakuriq me vetëm një peshqir në krah. Kushi hyn në dhomë dhe tmerrohet..
Powered by Blogger.