"Si ta Quaj kete Dashuri?" Neser do te ndiqni,Kushi e kupton që Arnav është rrëmbyer...



Episodi llon me Kushin që mes lotësh dëgjon fjalët “Të dua” nga Arnav. Telefonata ndërpritet. Dikush ja merr telefonin Arnavit dhe i drejton armën. Arnav është në një dhomë në errësirë i lidhur pas një karrigeje. Në familje të gjithë qetësohen pas telefonatës së Arnav por Kushi dhe Anxhali jo. Anxhali thotë se dikush i ka thënë Arnavit që ata do telefonin policinë prandaj ai i telefonoi. Kushi nuk e ka mendjen fare.

Ajo imagjinon sikur Arnav vjen dhe i jep një shënim që lexon “Të dua Kushi”. Më pas Kushi vjen në vete. Nga ana tjetër Arnav mundohet të arrijë celularin që është pranë tij por i ka duart e lidhura. Kushi telefonon Arnavin por nuk arrin të lidhet me të. Më pas ajo merr në telefon aeroportin dhe merr vesh që ditën që Arnav iku nuk kishte asnjë uturim për në Skoci. Arnav është pa ndjenja. Dikush thotë se ai nuk ka pirë ilaçet për diabetin prandaj. Kushi i shtohen akoma më shumë dyshimet kur kujton mesazhin që i çoi Arnav pasi ai i shkruante se ndodhej në Londër ndërkohë tani thotë se është në Skoci.

 Kushi shkon në polici për të kallzuar që Arnav është në rrezik por kur inspektori i thotë se do vijnë të bëjnë pyetje në shtëpi Kushi stepet pasi nuk do që familja të shqetësohet. Ajo largohet dhe shkon në shtëpi. Kushi gjen në gazetë numrin e një detektivi private dhe vendos ta telefonojë. Sham kalon aty dhe merr gazetën . Kushi shkon në dhomën e tij dhe do që ta marrë por Sham nuk ja jep.

 Në fund Kushi arrin ta marrë dhe lë një takim me detektivit. Ajo shkon në zyrën e tij dhe i tregon për Arnavin. Ajo i kërkon detektivit që mos t’i thotë askujt për këtë por detektivi i kërkon më shumë para. Kushi nxehet dhe largohet. Ndërkohë dikush po ndjek Kushin. Ajo kthehet në shtëpi dhe Sham i del përpara. Kushi e pyet pse nuk është më i shqetësuar për letrat. Sham thotë se nuk i duhen më. Manorama pyet Kushin çfarë i tha Arnav në telefon. Kushi kujton momentin kur ai i tha “Të dua” dhe i thotë Manoramës se Arnav i tha se është mirë
Powered by Blogger.