"Si ta Quaj kete Dashuri?" Neser do te ndiqni,Arnav dhe Kushi kalojnë një natë romantike, por rrëmbyesit i gjejnë...


Rrëmbyesit po kërkojnë për Arnavin dhe Kushin. Arnav dhe Kushi gjejnë një strehë dhe futen aty por duke u futur Kushi prek murin dhe lë shenjë me gjak. Arnav i jep Kushit një qyp me xixëllonja. Ajo gëzohet dhe i thotë Arnavit se nuk ka frikë nga errësira. Kushi fshin fytyrën e me gjak të Arnavit me shallin e saj.

 Arnav sheh se Kushit i janë grisur rrobat dhe i thotë se ndodhen disa rroba në strehë që ajo mund t’i veshë. Kushi shkon të ndërrohet ndërsa Arnav me shallin e saj vendos një perde. Ai sheh Kushin teksa zhvishet nga hija e murit. Kushi vesh një sari të bardhë. Arnav afrohet drejt saj dhe e merr në krahë. Ai bëhet gati ta puthë por Kushi largohet. Arnav fillon i zbërthen bluzën por në këtë moment vijnë rrëmbyesit të cilët kuptojë që Arnav dhe Kushi ndodhen aty nga shenja me gjak që la Kushi në hyrje të derës. Arnav i thotë Kushit se rrëmbyesit kërkojnë atë. Kushi nuk e lë që ai të shkojë. Arnav e përqafon dhe i gjuan prapa kokës me një dru. 

Kushi bie pa ndjenja. Arnav e mbulon me kashtë. Rrëmbyesit hyjnë në kasolle dhe shohin Arnavin. Ata e pyesin ku është vajza. Arnav i thotë se nuk e di. Ata marrin Arnavin. Në mëngjes Kushi zgjohet dhe nuk e gjen Arnavin . Ajo vendosë të shkojë në vendin ku Arnav mbahej i lidhur. Kushi nuk e gjen Arnavin atje dhe niset për në shtëpi pasi të gjithë mund të jenë të shqetësuar. 

Manorama mendon se edhe Kushi është rrëmbyer dhe bëhet gati t’i thotë Anxhalisë por në këtë moment vjen Kushi. Sapo Kushi niset t’i thotë Anxhalisë për Arnavin dikush e merr në telefon. Kushin e kërcënojnë mos t’i thotë gjë familjes ndryshe jeta e Arnavit është në rrezik. Anxhali pyet Kushin çfarë donte t’i thoshte dhe Kushi i thotë se telefonoi Arnav. Më vonë Kushi i tregon Manoramës gjithçka çfarë ndodhi. Ajo i thotë se Arnav shkoi me rrëmbyesit për ta shpëtuar atë
Powered by Blogger.