"Si ta Quaj kete Dashuri?" Neser do te ndiqni,Nesër Kushi ndjek Sham, ajo shokohet nga ajo çfarë shikon..


Episodi fillon me Manoramën dhe Kushin që shohin Arnavin me 4 burra në video. Ato shohin që këta burra e nxjerrin Arnavin jashtë aeroportit. 
Kushi dhe Manorama dëgjojnë zhurmë. Roja e ndërtesës hyn brenda. Kushi dhe Manorama fshihen. Kur roja del nga dhoma Kushi përplaset me diccka dhe njëra nga kasetat bie. Roja futet sërish brenda. Kushi arrin të dalë jashtë dhe bashkë me Manoramën shkojnë në shtëpi. Kushi ka marrë edhe kasetën me vete. 


Kushi i thotë Manoramës se Arnav është rrëmbyer dhe se është në Deli. Ajo nxjerr kasetën por është prishur. Arnav sheh në ëndërr sikur Kushi i ka ardhur aty. Atij i kujtohet momenti kur Kushi e ndaloi në aeroport. 


Kushi dhe Manorama bisedojnë se kush mund ta ketë rrëmbyer Arnavin. Papritur Kushi sheh Shamin dhe dyshon tek ai. Ajo ndjek Shamin i cili hyn në dhomën e tij. Kushi i merr telefonin dhe lexon një mesazh i cili ka të shkruar se Sham ka tërhequr në bankë 5 lakë. Kushi dyshon akoma më shumë tek Sham. Ajo dëgjon zhurma dhe largohet nga dhoma e Sham por para se të dalë përplaset me diccka dhe bie një vazo. Kushi e vendos në vend dhe largohet shpejt. Sham del nga tualeti pasi dëgjon zhurmën dhe sheh vërdallë. Kushi fshihet jashtë dhomës prapa një muri. 


Sham kontrollon kush e bëri zhurmën. Për fat të mirë Lakshmi ndodhet aty dhe Kushi e shtyn brenda dhomës së Sham. Sham mendon se ishte Lakshmi që e bëri zhurmën. Atij i bie telefoni dhe i bërtet dikujt. Kushi e dëgjon. Sham i thotë personit se do takohen tek i njëjti vend në orën 8. Kushi vendos të ndjekë Shamin. Ajo heq edhe byrzylykët që mos të bëjë zhurmë. Sham shkon në një vend të braktisur. Ai e kupton që dikush po e ndjek. Sham i jep një ccantë me para 3 personave. Kushi po e shikon këtë e fshehur prapa një peme. Sham dhe 3 personat shkojnë në një dhomë. Kushi i ndjek dhe hipën mbi një arkë për t’i parë jashtë dritares. 


Kushi sheh se Sham po i bërtet një personi të lidhur në karrige. Ajo rrëshket dhe bën zhurmë. Sham i thotë atyre 3 burrave të shkojnë të shikojnë. Kushi ja mbath dhe fshihet në një magazinë. Ajo mendon se burrat kanë ikur dhe del por ata e kapin dhe e ccojnë tek Sham. Sham e pyet pse ndodhet këtu. Kushi ja kthen pyetjen duke e pyetur edhe ajo pse ai ndodhet aty. Sham e gënjen dhe i thotë se po zgjidh punën e kontratës së shtëpisë pasi kontraktuesi e ka mashtruar. Kushi i thotë Shamit se sapo të kthehet Arnav ajo do ja tregojë të gjitha. Kushi largohet dhe shkon në shtëpi.


 Manorama e pyet ku ishte por Kushi nuk i tregon. Ditën tjetër postieri sjell një pako për Arnavin. Kushi dhe Manorama kanë frikë ta hapin. Anxhali vjen e hap dhe janë ilaccet e Arnav. Kushi dhe Manorama mendojnë se rrëmbyesit i kanë marrë këto ilacce për Arnavin. Ato vendosin të shkojnë në farmaci për të mësuar kush i ka blerë këto ilacce diabeti. Ndërkohë Arnavin po e ruan vetëm një person. Ai po flet në telefon dhe nuk e ka mendjen. Arnav arrin të lirohet nga litari.
Powered by Blogger.