"Si ta Quaj kete Dashuri?" Kete jave do te ndiqni... permbledhje e shkurter!


Manorama dhe Kushi zbulojnë se Arnav nuk ka hipur në avion por është larguar nga aeroporti me disa të panjohur. Ato mundohen të identiikojnë këta persona që kanë marrë Arnavin.
Kushi vendos të përgjojë Shamin. Ajo gjen në një vend ilaçet e Arnavit. Më pas Kushi ndjek një nga rrëmbyesit e Arnavit por ai e kap dhe e mbyll në një dhomë.
Kushi ndjen prezencën e Arnavit. Edhe Arnav kupton që Kushi është pranë tij port ë dy janë në dhoma të ndryshme të një ndërtese.
Rrëmbyesit ngacmojnë Kushin, Arnav nxehet dhe zihet me ta. Arnav dhe Kushi arrijnë të shpëtojnë nga rrëmbyesit. Ata kalojnë një natë romantike në një kasolle.
Rrëmbyesit gjejnë Arnavin dhe Kushin. Arnav shpëton Kushin. Asaj i bie të fikët dhe kur zgjohet nuk e sheh Arnavin. Kushi kthehet në shtëpi dhe i tregon Manoramës.
Manorama premton se do e ndihmojë Kushin. Ato gjejnë adresën e rrëmbyesit. A do e gjejnë Manorama dhe Kushi Arnavin?
Powered by Blogger.