Seldi publikon foto të Mimozës nga shtrati, plas gallata në rrjete sociale...


Vetëm pak ditë më parë Seldi dhe Mimoza publikuan këngën e tyre më të re, me titull "Dashni", një këngë e cila u pëlqye shumë nga publiku. Për vetëm 4 ditë, bashkëpunimi i Seldit dhe Mimozës ka arritur 1 milion klikime në Youtube e për këtë këngëtari ka falenderuar fansat me anë të një postimi në Instagram.



Ai ka publikuar një foto ku shihet Mimoza duke fjetur dhe krah saj laptopi ku në ekran shfaqet kënga e tyre. "Zgjohu Mimoza se u bë 1 milion", shkruan Seldi.




Ndërsa komentuesit nuk i kanë kursyer batutat. "Zgjohu zemër se petullat janë gati", shkruan një komentues ndërsa të tjerë vetëm kanë qeshur. Por përpos batutave, në përgjithësi komentet kanë qenë pozitive duke e quajtur "Dashni" një super këngë.



Powered by Blogger.