Punonte si shitëse, martohet me princin e Dubait, historia e Hirushes shqiptare!(Fotoo)



Pjesë e rubrikës "Ka një mesazh për ty" sot ka qenë Klaudja e cila kishte ardhur nga Dubai. Klaudja ka rrëfyer historinë e saj të jashtëzakonshme, një histori Hirusheje.  Në fillim Klaudja rrëfeu se në Shqipëri ka pasur një jetë të vështirë pasi kur mami iu sëmur asaj do i duhej të dilte në punë që 14 vjeç. Me paratë që fitonte nga një Euro Lloto dhe me paratë e babait, arritën të bënin operacionin e mamasë dhe ajo sot gëzon shëndet.



Më pas Klaudja ka ndërruar disa herë punë derisa vendosi të aplikonte për një punë në Dubai. Atje punoi si kamariere, më pas si supervizore e më vonë si shitëse këpucësh. Në Facebook i kishte shkruar një djalë, nga Dubai i cili i kishte thënë se ishte shofer dhe se vinte nga një familje e varfër. Edhe Klaudja i kishte treguar se vinte nga një familje me shumë borxhe



Ata ishin njohur në prill dhe kishin filluar të dilnin bashkë. Disa muaj më vonë, djali nga Dubai e kishte ftuar në dasmën e motrës. Klaudja aty ishte habitur pasi kishte parë vetëm luks dhe ai i kishte thënë se burri i motrës është i pasur. Më pas kishte marrë mikrofonin dhe i kishte propozuar Klaudjas. Klaudja kishte pranuar të martohej, por jo të bënte dasmë, pasi familjen nuk e kishte atje. Martesa në Dubai bëhet në gjykatë dhe atje Klaudja kishte mësuar të vërtetën.


"Në gjykatë flet për të ardhurat dhe e vendos bashkëshorti për të ardhurat. Ai më pyeti mua për kushtin që do i vendosja. Dhe un i vendosa që të mos martohet më, pasi atje meshkujt martohen 4 herë. Ai e pranoi që të mos martohej. Ndërkohë që gjykatësi po fliste dhe unë kisha treguar për pasurinë time. Më pas i erdhi radha bashkëshortit dhe të ardhurat e atij ishin të pafundme. Ai ishte një bos, një princ Dubai. Kjo ishte e jashtëzakonshme. Ishte si përralla e Hirushës", tha Klaudja. Ajo dhe princi i Dubait sot kanë një vajzë..


Kur në studio i erdhi mamaja, Klaudja i bëri një kërkesë. "Unë kam dhe një kërkesë. Ti je e sëmurë dhe po pi ilaçe dhe pas një muaji ke vizitat në Itali dhe nëse nuk bëhesh më mirë ti duhet të operohesh dhe unë ta kërkoj në sy të gjithë publikut që ti të lesh cigaren, pasi ne e kemi për të mirën tënde", i tha Klaudja dhe mamaja e saj pranoi.

Por nuk mbaron me kaq. Arditi surprizoi Klaudjën duke i sjellë në studio bashkëshortin e më pas edhe vajzën e tyre të vogël. Çifti zhvilloi një ceremoni të vërtet martese duke prerë edhe tortën e dasmës.







Powered by Blogger.