Pengu i vëllait dhe motrës së Adelës: Nuk i dhanë dot lamtumirën e fundit motrës së tyre...

Mesditën e së hënës, gazetarja dhe ish-banorja e ‘Big Borther Albania’ Adelajda Xhamani u përcoll për në banesën e fundit, pas ndarjes së saj tronditëse nga jeta në moshën 31-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak



Qytetarë të Kavajës, qytetit të saj të lindjes, por edhe shumë miq e të afërm nderuan kujtimin e saj në homazhet që u mbajtën në kinemanë e qytetit, por lamtumirën e fundit nuk kanë mundur t’ja japin dy nga njerëzit më të rëndësishëm të jetës së saj: vëllai dhe motra.




Mësohet se ata janë emigrantë në Gjermani dhe për arsye që ende nuk dihen, vëllai dhe motra e Adelajdës nuk kanë mundur të jenë në Kavajë për ceremoninë motrore të motrës së tyre të ndjerë. Burimi: Panorama






Powered by Blogger.