Pas ndarjes nga Benardi, Xheni merr vendimin drastik....

Xheni dhe Benardi janë aktualisht çifti më i përfolur i Big Brother 9. Ndarja e tyre ka tërhequr shumë vëmendjen pasi siç dihet ata janë dyshja e preferuar e publikut e ndarjen s'e priste askush.


Megjithatë, edhe pse duke vazhduar konkurrimin së bashku në "Dance with me" ata lanë shpresa për ribashkim, Xheni një ditë më parë konfirmoi se gjithçka ka marrë fund




"Kaq ishte, ka marrë fund çdo gjë", shkruante ajo duke e konfirmuar ndarjen një herë e mirë. Por pas ndarjes sot Xheni ka marrë vendimin që nuk pritej.




Pak orë më parë ajo postoi një foto ku shkruante "Duhet edhe pak" me flamurin italian duke treguar kështu se do të niset në Itali.




Ndërsa tani ka postuar edhe një foto ku shihet duke bërë gati valixhen. Nuk dihet nëse largimi i Xhenit për në Itali do të prekë konkurrimin e saj në "Dance with me"./Xing.al



Powered by Blogger.