'Nerimanin dhe Maxhitin' do t'i shohim me një tjetër serial bashkë?


Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu janë dy aktorët turq më të dashur për publikun të njohur si "Neriman dhe Maxhit" nga seriali "Mes dy dashurish".  Por jo vetëm në serial, çifti është i martuar edhe në jetën reale. Ata u njohën në vitin 2013 pikërisht në serialin që kanë luajtur së bashku.


Dhe sipas mediave turke Neslihan dhe Kadir së shpejti mund të luajnë edhe një serial tjetër krah njëri-tjetrit!  Ka qenë Neslihan ajo që ka shprehur dëshirën në një intervistë së fundmi. "Nëqoftëse më ofrohet të luaj në të njëjtin serial me bashkëshortin time, do e pranoj me kënaqësi", tha aktorja. Tani mbetet në dorën e regjisorëve!




Powered by Blogger.