Ndarja nga jeta e Adelës: Klea Huta do t'ju emocionojë me këtë mesazh...

Ikja e parakohshme nga kjo botë e gazetares dhe ish-banores së Big Brother, Adelajda Xhamani i preku të gjithë. Pas shumë postimeve e dedikimeve kushtuar të ndjerës, edhe Klea ka vendosur të përcjellë një mesazh...





Aktorja dhe moderatorja ka postuar një status ku duke marrë shkas nga ikja e parakoshme e Adelës, i këshillon të gjithë të jetojnë çdo minutë të jetës e të mos pendohen.


"Dhurojini ndjenjat , ç’lirojini , mos i mbytni , mos i ndrydhni , e nëse zhgënjeheni , punë e madhe , mos u shqetëso për pak do jetë. Asgjë nuk zgjat përgjithmonë. Çfarë vlen më shumë në botë se një zemër mbushur plot. Dhe për sa kohë do e harrojmë faktin që nuk jemi “të përjetshëm” Dhe sikur ta dinim ditën dhe orën e “ikjes” prapë njejtë duhet të vepronim. Duaje Zotin që të fali jetën dhe t’i jesh mirënjohës për çdo ditë që të fal. Duaji ata më të cilët e jeton jetën. Duaje familjen tënde mbi gjithçka. Kur të ikim nga kjo botë nuk do mund t’i lexojmë dot statuset dhe elozhet drejtuar ëngjëjve të parajsës me sytë e përlotur nga qielli. Zbuteni zëmerimin ,thotë Shekspiri,nuk na hyn në punë krenaria", shkruan Klea.






Powered by Blogger.