'Mos i lini orët e mësimit se do mbeteni analfabetë': Damiano bën Xhenin për ujë të ftohtë!..


Një sherr është ndezur sot mes dy ish-banorëve të Big Brother 9 pas një statusi të Damianos të cilin Xheni mendoi se i drejtohej asaj dhe me anë të një postimi në Instastory i drejtohej Damianos duke i thënë se edhe po të ishte ai djali i fundit në botë, ajo nuk do e zgjidhte. Pas replikës së Xhenit nuk mund të mungonte edhe përgjigja e Damianos.



Ai është shprehur se postimi i tij nuk ka lidhje fare me dy personazhet në fjalë por është vetëm citimi i një pjese të këngës së tij të re. Gjithashtu ai shton se ka respekt si për Xhenin ashtu edhe për Benardin.



Postimi i plotë i Damianos: “Ju kam thene mos i lini oret e mesimit, se do mbeteni analfabet. Sa per sqarim, postimi me pare nuk lidhje fare, me personat ne fjale. Por eshte teksti kenges qe po pergatitet. Te jeni te bindur qe nese une do merresha me te shkuaren, kam nga nje rresht per secilin. Dhe nuk do prisja tani mbas kaq muajesh te merresha me tilla idiotsi femijesh. Femijet flasin ne ajer, dhe ne te medhenjte ju hapim rrugen, sepse jane femije dhe asnje nuk ju merret per keq. Une si Damiano ne cdo intervist publike, kam shprehur respekt per personat ne fjal. Dhe me vjen keq, qe behen postime te tilla neper insta story. Sa mire do ishte qe ne fillim, te konsultohesh me mua dhe pastaj te postosh cfare te duash. Nese arrin te ofendosh dike tregon qe je i dobet, dhe nuk ke fuqi. Femijet qajne dhe ofendojne kur dicka nuk ju shko”, shkruan Damiano.





Ndërsa në një foto tjetër të postuar në Instagram, ish-banori ka treguar mesazhin që i ka dërguar Xhenit duke e sqaruar se statusi i tij nuk kishte lidhje me të... 

"Shiko sepse vertet u be dicka e madhe. Une sapo hodha foto me nje pjese te tekstit, filluan reagimet e para. Dhe sapo pash reagimet e para, direkt i shkrujta personit ne fjal qe mos te keqkuptohej. Tani une kam faj perse personi e keqkuptoj, dhe nuk e ka pa mesazhin. Do ishte me e ndershme sikur te vinte te me thoshte mua : Damian per ke e ke ate shkrim, sepse mua me dogji. Se sa te bente insta story me ofendime si femije. Une e di qe njerzit duhet te dalin ne portale, per lajme etj etj sic ka ndodh ne shumicen e rasteve nga persona te ndryshem qe me sulmojne. Por eshte dicka kaq e peshtire qe te jetosh akoma me te kaluaren. Te jetosh me dicka qe nuk ka sens. Ok dolet ne portale sot, po neser si do ja beni ? Prandaj ulni koken behuni me krijues, beni dicka qe njerzit kan per cfare te flasin per ju. Mos te mbaheni mende si “filani apo filankia qe sulmoj Damianon”, shkruan Damiano.


Kujtojmë se në Big Brother Xhenit ju desh të zgjidhte midis Benardit dhe Damianos për të vazhuar lojën si çift e ajo zgjodhi Bernardin, me të cilin vazhduan lidhjen për disa muaj edhe pas daljes nga shtëpia
Powered by Blogger.