Më në fund: Ja kur do ta publikojë Xhensila këngën 'Ti ke çelësin e zemrës'


Një nga momentet më të bukura të dasmës së Xhensilës dhe Besit, ishte surpriza e Xhensilës për Besin. Këngëtarja i dedikoi një këngë bashkëshortit, këngë e cila u pëlqye shumë nga publiku i cili mundi ta dëgjonte falë videove që postuan të ftuarit.



Pas dasmës u publikua një videoklip i kësaj kënge, me pamje nga seti fotografik i dasmës së çiftit, por brenda ditës ky videoklip u fshi. E prej 2 muajsh fansat kanë pritur me padurim që Xhensila ta publikojë këngën.




Ka qenë diçka shumë private dhe ka dalë gabimisht. Nuk do kisha dëshirë, por megjithatë javës tjetër filloj xhirimet e videoklipit dhe kënga do të publikohet si dhuratë për fansat e mi", u shpreh Xhensila në një intervistë për "Mirage"./Xing.al
Powered by Blogger.