Horoskopi ditor për diten e shtune - 11. nentor 2017.


DASHI21. mars - 20. prill
Ambienti yjor do ndikoje ne përmirësimin e jetës tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do jeni te dy palët me te logjikshëm dhe me te dashur me njeri-tjetrin. Beqaret do ndihen mire edhe me statusin qe kane. Ata do shoqërohen gjithë kohës me miqtë dhe familjaret e do ndihen te përmbushur. Ne planin financiar po nuk u treguat te logjikshëm mund te keni edhe disa tronditje, ne te kundërt situata do jete e qëndrueshme.

DEMI21. prill - 21. maj
Sot pa bere asnjë përpjekje ekstra, jeta juaj ne çift do jete me e bukur dhe me dinamike. Do përjetoni vetëm emocione pozitive dhe nuk do keni aspak ankesa ndaj njeri-tjetrit. Beqaret do kenë takimin qe aq shume kane ëndërruar dhe zemra do filloje t'iu rrahe shume fort. Ne planin financiar gjendja do jete e qëndrueshme vetëm po shpenzuat me maturi dhe tregoheni largpamës.


BINJAKET22. maj - 21. qershor
Jeta juaj ne çift do jete shume e trazuar gjate gjithë kësaj dite. Do keni edhe debate lidhur me financat apo me besnikërinë ndaj njeri-tjetrit. Beqareve do ju shtohen mundësitë për te realizuar takimet qe kane ëndërruar dhe mund te ndryshojnë edhe statusin. Me financat tregohuni sa me realiste dhe mos shpenzoni kuturi pa menduar për ditët ne vijim. Po e kaluat këtë dite pa probleme e nesërmja do jete me e mire.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik
Dite shume romantike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni shume mire pranë partnerit dhe do përjetoni ndjesi te veçanta. Beqaret mund te bëjnë edhe çmenduri gjate gjithë kësaj dite vetëm qe ta ndryshojnë statusin e tyre. Për fat te mire te gjithë do ja arrijnë qëllimit. Ne planin financiar do jeni tej mase te përkujdesur dhe do e mbani situatën te stabilizuar.

LUANI23. korrik - 22. gusht
Ata qe janë ne një lidhje do bëjnë te pamundurën qe ta shtojnë intensitetin ne jetën e tyre ne çift dhe do përjetojnë kënaqësi shume te veçanta. Partneri do ju përgatisë edhe surpriza here pas here. Beqaret do realizojnë një takim te veçante qe do ua mbushe zemrën me gëzim e hare. Për financat ka për te qene një dite vërtet me fat. Jo vetëm qe do i kryeni te gjitha shpenzimet e menduara, por mund te hiqni edhe disa para mënjanë.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator
Dite e shkëlqyer ka për te qene kjo e sotmja për dashurinë. Do ndiheni pafundësisht mirënjohës ndaj yjeve sepse ata do ju krijojnë kushtet e duhura për t'u dashuruar me ndjenje e pasion. Beqaret do kenë disa takime premtuese, por gjithsesi mire është qe te bëjnë pak durim njëherë për njëherë. Financat do jene te kënaqshme dhe do i përmbyllni te gjitha shpenzimet qe keni pasur ne plan.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor
Jeta juaj ne çift nuk do ndikohet aspak keq nga yjet sot përkundrazi Marsi do shtoje dëshirën seksuale. Mbrëmja ka për te qene ne shume momente flakëruese. Beqaret me mire te mos tentojnë te hedhin hapa sot sepse do përballen me zhgënjime te njëpasnjëshme. Buxhetin duhet patjetër ta riorganizoni sa me pare qe te mundeni ne mënyrë qe mos ju dalin probleme.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor
Ju te dashuruarit mos bëni gabim te mendoni për dike tjetër sot do e largoni partnerin nga vetja dhe me pas do jete vone për një rikthim pas. Beqaret do jene shume ne humor dhe gati për te realizuar njohje te reja. Shume gjera për ta do ndryshojnë njëherë e mire. Shpenzimet kryejini me sa me shume kujdes e maturi ne mënyrë qe gjendja te mbetet e mire edhe pas disa javësh.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor
Dite e paqëndrueshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kërkoni gjera te pamundura nga ai qe keni ne krah dhe ne shume momente do keni debate te forta. Beqaret ka rrezik te fiksohen keq pas disa personave qe e kane tashme një lidhje dhe do lëndojnë veten e te tjerët. Te ardhurat do përmirësohen ne mënyrë te paimagjinueshme. Përfitoni për te bere investime afatgjata.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar
Dite e qete ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do dini te ruani një marrëdhënie te ngrohte me partnerin dhe nuk do ja hidhni fajin atij qe për çdo problem te se shkuarës. Beqaret duhet t'i shprehin ndjenjat qe kane ne zemrën e tyre sepse vetëm ashtu do mund ta afrojnë atë qe pëlqejnë. Dielli do ju beje me te logjikshëm dhe me te kujdesshëm me financat kështu qe gjendja do mbetet e mire.

UJORI21. janar - 19. shkurt
Te dashuruarit do kenë edhe debate me atë qe kane ne krah, megjithatë deri ne mbrëmje do sqarohen dhe do ndihen me te qete. Për beqaret do favorizohen me shume aventurat sesa lidhjet serioze. Sido qe te jete emocionet për ta do jene te forta. Ne planin financiar do jete Saturni ai qe do ndikoje me negativisht nga gjithë planetët dhe mund t'iu vere para vështirësive.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars
Mundohuni te tregoheni me te kujdesshëm sot ju te dashuruarit dhe ta mbroni lidhjen nga çdo influence e jashtme. Kujdes edhe nga disa persona qe do hiqen si miq, por do mundohen t'iu shkaktojnë probleme. Beqaret do jene gati te sakrifikojnë çdo gjë vetëm qe ta afrojnë personin qe pëlqejnë prej kohesh. Financat kane për te mbetur gjithë kohës te mira dhe pa probleme.
Powered by Blogger.