Ermali ironizon Top Channel dhe i përplas shifrat e audiencës.(Foto)



Që prej fillimit të emisionit të ri të Luanës "Shiko kush luan", ka nisur një "betejë" audience mes saj dhe emisionit që ka thyer rekordet e shikueshmërisë "Xing me Ermalin"

Ditën e sotme pas emisionit Luana ka bërë disa postime ku shkruhet se ajo ka thyer rekord me emisionin e ri, shifra që i referohen hapsirës kohore nga 20:50 deri 21:22, orar ku "Xing me Ermalin" sapo kishte filluar.

Ndërsa "Shiko kush luan" (vija rozë në grafik) dhe "Al Pazar" (vija lejla në grafik) kanë qenë në "luftë" me njëra-tjetrën, por përsëri pa e arritur dhe pa e kaluar shikueshmërinë e "Xing me Ermalin". Teleshikuesit e bënë zgjedhjen e tyre edhe këtë të shtunë dhe ajo ishte "Xing me Ermalin"!






Powered by Blogger.