‘Engjëlli im nuk është më’: Angela Martini e shkatërruar, humb njeriun e dashur...


Modelja shqiptare Angela Martini ka bërë të ditur një lajm të hidhur gjatë ditës së sotme. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Martini ka shprehur dhembjen dhe ka bërë të ditur se ka humbur shoqen e saj të ngushtë, në moshë fare të re.



‘Këto janë fjalët më të trishta që më është dashur të shkruaj deri më tani. Engjëlli im, shoqja ime e ngushtë, ajo që ishte më shumë se një motër për mua, nuk është më! E dashur Marissa, 8 vite më parë kur ne u njohëm, ti ndryshove jetën time.
Më bëre më të fortë, më të zgjuar dhe më mbushe me vetbesim. U bëra e papërshkueshme nga plumbat falë teje! Jeta jote ishte një bekim, dashuria jote nuk përshkruhej dot me fjalë dhe kujtimet e mia me ty u bënë një thesar për mua.
Do të jem gjithmonë mirënjohëse për besnikërinë, bujarinë dhe dashurinë tënde! I vetmi mendim që më jep shpresë është që e gjitha kjo është e përkohshme dhe jemi të gjithë kalimtarë në këtë botë. U prehsh në paqe! Do të të dua përgjithmonë!’-shkruan e pikëlluar Angela Martini për mikeshën e saj.




Powered by Blogger.