E vërteta e largimit në Itali: Flet më në fund Alketa Vejsiu!


Pas një fotoje në ambientet e gjigantit televiziv “Mediaset” në Itali dhe një urimi nga regjisorja Vera Grabocka, në mediat shqiptare bëri xhiron lajmi se Alketa Vejsiu po largohej nga televizionin “Klan” dhe nga Shqipëria për të nisur një aventurë të re televizive në Itali.


Mirëpo, të vërtetën e gjithë kësaj e ka sqaruar më në fund vetë prezantuesja e famshme. Me anë të një postimi në Instagram, Vejsiu ka treguar se ajo nuk od trë braktisë as Shqipërinë dhe as “Klanin”.



“Nuk do ta lë as Shqipërinë as Klanin! Por premtoj që në rastin më të parë përtej kufijeve, do ta them me shumë krenari në shqip ‘Jam krenare që jam shqiptare!’... E kam bërë në të gjithë rrugëtimin tim në fakt që kur isha e vogël dhe shkoja në Greqi tek babai im emigrant; të tërë mundoheshin të fshihnin identitetin; unë refuzoja ta bëja... "


"Dhe kam vijuar të përçoj më të mirat vlera të Shqipërisë time të bukur në çdo kënd të botës me të cilen puna apo jeta më kanë lidhur! I detyrohem shumë Shqipërisë dhe shqiptarëve që më bënë kjo që jam! Vazhdoj normalisht jetën në Tiranë, por me një qasje globale që thjesht kapërcen kufijtë e vendit tonë, por me rrënjët në Shqipëri gjithmone, aty ku punoj dhe kam ndërtuar jetën time dhe ëndrrat e mia... Nuk ka asgjë më të bukur sesa të besosh tek ëndrrat dhe të kesh një pasion! Përqafime të gjithëve dhe më uroni fat!”-ka shkruar Vejsiu, duke lënë gjithësesi të kuptohet se një projekt interesant e lidh atë tashmë me Italinë fqinje. Se për çfarë bëhet fjalë konkretisht, mbetet për t’u parë.



Powered by Blogger.