E përlotur, Xheni dërgon një mesazh nga Italia: M'vjen keq që ndodhi kështu!(Foto)



Ndarja e çiftit të famshëm Xheni e Benardi e më pas edhe largimi i tyre nga spektakli i kërcimit "Dance with me", ishin dy lajme bombë për fansat e tyre pasi gjithçka ndodhi shumë shpejt.


Mos prezenca e çiftit sot në "Dance with me" konfirmoi largimin e tyre nga gara, megjithatë me një videomesazh për fansat, Xheni ka zbuluar edhe arsyen pse nuk e vazhdonte dot konkurrimin.



"Ju falenderoj shumë nga zemra për mundësinë që më keni dhënë për të qenë pjesë e këtij spektakli. Ishte një eksperiencë e mrekullueshme, por kur je çift në jetë dhe në skenë, është pak e vështirë të përballosh të tilla situata. Më vjen keq që gjërat shkuan kështu...", u shpreh Xheni ndërsa në video shfaqej e emocionuar dhe e përlotur. Në fund ajo falenderoi edhe Benardin për momentet që kanë kaluar bashkë, produksionin dhe TV Klan-in.



Edhe Benardi ka dërguar një mesazh, por ish-banori u shfaq më i rezervuar. "Nuk më pëlqen të flas për gjërat e mia personale në televizion, por për dashurinë që më keni dhënë si produksion e ndiej se duhet t’ju falënderoj të gjithëve", tha Benardi./Xing.al
Powered by Blogger.