Adi i Big Brother: Ja çfarë hallesh kishte Adelajda që e çuan drejt atakut.....



Ndarja nga jeta e ish-banores së Big Brother shumë të dashur për publikun, Adelajda Xhamani tronditi opinionin publik të dielën e kaluar. 31-vjeçarja u nda nga jeta pas një ataku kardiak.Të ftuar sonte në "Top Show Magazine" për të folur për Adelajdën janë disa nga banorët e Big Brother, ndër ta edhe mik i Adelës, Adi Pojana".Unë me Adelajdën kemi qenë shumë miq, edhe pse takoheshim rrallë. Diskutonim qanim hallet, unë di shumë halle të Adelajdës.



 Janë ato halle që ndoshta e kanë çuar në atak zemre. I njoh brengat dhe hallet e Adelajdës", u shpreh Adi. "Kur mora vesh vdekjen e Adelajdës, sinqerisht pata një shokim. Kush e donte Adelajdën ta deshte sa ishte gjallë. Tani që flasim s'ka më vlerë", përfundoi ish-banori.

Powered by Blogger.