"Xhesuri dhe e Bukura" Ne episodet qe do transmetohen te Shtunen dhe te Dielen do te ndiqni...


Pas lojrave të rradhës mes tyre, Syhan i jep Xhesurit si dhuratë një parfum dhe një tufë me lule, të preferuarat e mamasë së tij. I befasuar nga sjellja e saj, Xhesur prezanton Syhan me mamanë e tij përmes një video telefonate.

Cili është premtimi që do të bëjë Xhesuri? Policia i rrëfen Tahsin se kanë gjetur diçka që i përket familjes së tij në makinën e doktorit të vrarë.

Si do të reagojnë pjestarët e tjerë të familjes kur të mësojnë këtë të vërtetë? Një vjedhje do të ndodhë në shtëpinë e Syhanit. Kush është autori i saj?

Xhihade dhe Bulent kontaktojnë të nesërmen me Hylian. Aksioni i Xhesurit dhe Rifatit do të ndërpritet nga kthimi i papritur i Syhan. A do të mundet një puthje të jetë e mjaftueshme për të dalë nga situata?



Xhahide gjen Bulent në shtëpinë e Hylias, duke kuptuar kështu se ai di tashmë gjithçka. Çfarë do të ndodhë tashmë mes të treve?

Syhan dhe Xhasur kujtojnë puthjen e shkëmbyer vetëm pak minuta më parë. Detaje të tjera të së shkuarës familjare dalin në pah.

Xhesuri dhe Banu darkojnë në një formë për të festuar arritjen e tyre. Cila është loja në të cilën është futur Banu dhe a do tja dalë ajo me sukses?

Çfarë kërkon Xhihade nga Syhan? Shirin mëson për afrimitetin mes Xhesurit dhe Syhanit. Si do të jetë ballafaqimi i saj me këtë të fundit?






Nën justikimin e një zinxhiri të prishur, Banu sjell Syhan në dhomën e Xhesurit duke ja dalë qëllimit të saj. Tahsin fton Xhesurin për darkë në shtëpiën e tij, duke dashur të mësojë gjithçka lidhur me tregun e aksioneve.

 A do tja dalë Xhesur të përmbushë planin e tij? Bylent i rrëfen mamasë së tij se arsyeja e vetme e afrimitetit të tij me Syhan është hakmarrja ndaj Tahsinit.

 Gjatë darkës, Syhan shfrytëzon Bulent për të bërë xheloz Xhesurin. Në fund të mbrëmjes, ajo i bën Xhesurit një paralajmërim. Cila është e shkuara e errët e Adalet? Xhesur bëhet rastësisht dëshmitar i një takimi.








Për të shuar dyshimet e tyre Syhan dhe Tahsin hetojnë për Rifatin dhe Xhesurin. A do të zbulojnë ata diçka të vlefshme?
 Xhesur i tregon djalit të Banusë një përallë, historinë e babait të tij. Kështu, detaje të tjera të së shkuarës do të zbulohen.

Pas dyshimeve të Adalet, Tahsin urdhëron në fshehtësi një vrasje. Xhesur paralajmëron në kohë Rifatin për praninë e Syhanit në ambjentet e tij.
Cili është justikimi me të cilin Rifat do të shpjegojë afrimitetin e tij me Xhesur?




Powered by Blogger.