"Xhesuri dhe e Bukura" Episodet 5,6 dhe 7.. Sonte ne Tv Klan.

Banu i rrëfen Syahanit lidhur me të shkurën e familjes së Xhesurit. Xhahide kërkon nga doktori që e vërteta e shtatëzanisë të mos dalë jashtë dhomës. A do tja dalë ajo mbanë? Xhesur dhe Syhan darkojnë sëbashku duke kujtuar histori të së shkuarës. Për shkak të shiut, ata vendosin të qëndrojnë në Stamboll e të kthehen për në shtëpi të nesërmen. Korhan mëson se Xhahide nuk ka një histori të fshehtë duke u qetësuar nga kjo anë.

 Pasi mëson se Syhan ka dalë për darkë me Bylentin, Xhesuri shkon te i njëjti restorant për ti shpërqëndruar. Çfarë do të ndodhë? Mihriban djeg fustanin e martesës përpara shtëpisë së Adalet dhe betohet për hakmarrje. Syhan pyet Xhesurin lidhur me familjen e tij. Përgjigjet jo fort të besueshme, do e bëjnë Syhanin të ndjekë Xhesurin në fshehtësi. Ky i fundit, është një hap përpara duke krijuar një histori të besueshme për këdo. Pas një skene xhelozie të Korhan, Xhahide rreshqet nga vaska. Ajo dërgohet me urgjencë në spital. A do të mësohet gënjeshtra e saj lidhur me shtatëzaninë? Syhan troket në derën që hyri Xhesuri. Çfarë do të mësojë ajo?



Xhahide shkon në shtëpinë e Hylias dhe kupton se një mashkull ka kaluar natën me të, pa kuptuar se ai mashkull ishte Bylenti. Para se të largohet, Banu puth Xhesurin në sy të të tërëve. Si do të reagojë Syhan? Syhan mëson se puntorët e fabrikës kanë ndaluar së punuari në formë proteste. A do të mundet ajo tja dalë mbanë situatës së krijuar?   Xhesuri sheh një pikturë të rradhës së babait të tij në shtëpinë Korludag dhe pyet nëse janë origjinale. Përgjigjet dhe historitë e treguara do ta bëjnë atë të ndihet keq. Cili është plani i tij?
Powered by Blogger.