Vijon debati ‘Portokalli’. Shpërthen Jul Deda: ‘Më hoqën nga puna, por më mirë më eci’...


Julian Deda dhe Anxhela Peristeri ishin të ftuarot e radhës gjatë së ,martës në emsionin ‘Kush vjen për drekë’ në televizionin ‘Klan’, ku sigurisht nuk kishte si të mos fliste dhe për debatin e nxehtë të kohëve të fundit mes tij dhe regjisorit të ‘Portokallisë’, Altin Basha. Burimi i infos: Xing.al/



I pyetur rreth kësaj çështjeje nga moderatorja Arjola Shehu, Deda theksoi se vijon të ketë të njëjtin mendim, që aktorët më të hershëm të spektaklit u largaun pikërisht prej marrëdhënies problematike me regjisorin Basha.




‘Asnjëri s’ka ikur për çështje pagese. Disa kanë ikur, disa janë hequr, unë jam i grupit të dytë. Po pse ikën të tjerët kur pagesat ishin korrekte atëherë?’- u shpreh aktori i njohur i humorit. Juli gjithashtu u shpreh se të gjithë aktorët e tjerë me mesazhe private e kishin mbështetur në deklaratën që ai bëri kundër Altin Bashës dhe se të gjithë ata kishin ecur përpara që prej largimit nga ‘Portokallia’.


‘Askujt nuk i ka ecur keq se ka ikur nga ‘Portokallia’, madje më mirë na ka ecur.’- u shpreh Deda.






 Ju Lutemi Klikoni Reklamat Me Poshte!




Loading...
Powered by Blogger.