Tv Klan, Top Channel, Vizion Plus me emisione të reja: Ja ç'do të ndiqni këtë sezon....


Ky sezon televiziv nisi me emisione të reja, por shumë të tjerë pritet të nisin. "Monitor" ka kontaktuar me tre prej drejtorëve respektivë që kujdesen për programin në Top Channel, TV Klan dhe Vizion Plus duke zbuluar kështu emisionet e reja që do të ndiqni këtë sezon.



Në Tv Klan pritet që Marina të fillojë spektaklin "C'est la vie" i cili është komentuar shumë. Në këtë spektakël 8 këngëtarë të rinj do të konkurrojnë me 8 personazhe të njohur. Kur ky spektakël do përfundojë, do të fillojë një tjetër spektakël për fëmijë të cilët do të konkurrojnë në muzikë, balet e instrumente. Në Klan gjithashtu do të fillojë një emision ku do të flitet për operacionet plastike dhe një tjetër për udhëtimet "Travelling" të cilat do të transmetohen në fundjavë





Në Top Channel nga ana tjetër do t'i fillojnë sezonin e ri programet si: "Dua të të bëj të lumtur", "100 milionë", "Big Brother VIP" dhe "The Voice of Kids"  Gjithashtu "Shiko kush luan në Top Channel", "VIP në shtëpi", janë emisione të tjera që priten të nisin në Top Channel dhe që njëri prej tyre do të moderohet nga Luana Vjollca. 





Në Vizion Plus do të rikthehet emisioni "Bypass show" dhe prirja për programet e reja do të jetë drejt argëtimit ku së shpejti një spektakël i ri do të fillojë, por që emri është lënë ende surprizë.
 Burimi: Monitor

Powered by Blogger.