Si ta quaj këtë dashuri/ Kushi i bën zbor Arnavit, Anxhali zbulon që ata nuk flenë bashkë...


Arnav dhe Kushi fillojnë të grinden me njëri tjetrin. Ata zihen se kush do hyjë i pari në tualet. Arnav hyn i pari dhe Kushi fillon të këndojë. Arnav besdiset. Kur del nga tualeti ai sheh Kushin duke larë rrobat në pishinë. Arnav i bërtet dhe i thotë të futet ajo e para në dush. Kushi fillon këndon në dush dhe vonohet. Arnav nxehet pasi është bërë vonë për punë. Më në fund Kushi del dhe ata grinden sërish. Arnav nuk e ka më mendjen kur sheh flokët e Kushit të lagur. Kushi i thotë të largohet se është vonë për punë dhe Arnav vjen në vete. Të gjithë mblidhen për të ngrënë mëngjes. Kushi provokon Arnavin duke bërë sikur do thotë të vërtetën për martesën e tyre por nuk e bën. Ajo fillon të tështijë dhe Arnav shqetësohet se mos Kushi është ftohur. Manorma nuk e ha ushqimin e përgatitur nga Pajali dhe i thotë asaj se mund të jetë i helmuar. Pajal ofendohet. Akash e provon ushqimin dhe i thotë Manormës se tani mund ta hajë. Ai i flet me ironi. Anxhali është në dhomë me Arnavin. Kushi i tregon në mënyrë indirekte Anxhalisë që ajo nuk e ka zbrazur valixhen. Anxhali habitet dhe i bërtet Arnavit. Ajo hap sirtarët dhe sheh që janë vetëm gjërat e Arnavit dhe jo të Kushit. Anxhali dhe Kushi fillojnë të vendosin gjërat e Kushit në sirtarët e Arnavit. Arnav nxehet pasi i prishet rregulli. Kushi është e lumtur pasi fitoi sërish. Arnav i thotë Kushit që të flejë në dhomë sonte pasi nuk mund të rrezikojë shëndetin e Anxhalisë. Më vonë kur Arnav hyn në dhomë sheh që Kushi e ka mbushur dhomën me yje postera të aktorit Salman Khan etj. Arnav çmendet. Ai merr jastëkun dhe shkon të flejë jashtë. Papritur Arnav dëgjon një zë të lartë që vjen nga televizori. Ai shikon Kushin në shtrat dhe krah saj Lakshmi shkrua Arnan pyet Kushin me nerva pse e ka ngritur kaq shumë zërin. Kushi i thotë se Lakshmi nuk dëgjon dot me zë të ulët. Arnav shkon të lahet. Kushi i fik ujin. Arnav ngelet gjithë shkumë sapuni. Ai nxehet me Kushin. Kushi i thotë të dalë. Arnav del dhe të dy përplasen me njëri tjetrin. Kushi futet në dush dhe i thotë Arnavit mos ta fikë ujin por tashmë ai e ka bërë. Kushi i thotë ta ndezë shpejt dhe bërtet. Anxhali dëgjon ulërimat dhe vjen. Kushi i thotë se pa një buburrec prandaj bërtiti. Anxhali i thotë Arnavit të kontrollojë dhe largohet. Kushi dhe i thotë Arnavit se është vërtet një buburrec. Arnav i thotë ku. Kushi i thotë aty në pasqyrë. Arnav kthehet dhe sheh veten e vetë. Kushi qesh. Arnav nxehet dhe i thotë Kushit mos t’i dalë përpara sot. Kushi rëshket por Arnav e shpëton. Kushi shkon të ndihmojë Anxhalinë e cila po vendos disa trëndafila në tavolinën e ngrënies. Ajo i thotë Anxhalisë se i pëlqen shumë trëndafilat. Arnav dhe Sham e dëgjojnë. Sham shkon të blejë trëndafila. Arnav e sheh dhe Sham i thotë se i bleu për Anxhalinë dhe bebin e tyre.

 Ju Lutemi Klikoni Reklamat Me Poshte!




Loading...
Powered by Blogger.