Rudina Magjistari dedikim të veçantë për Adelajda Xhamanin..



Ndarja nga jeta e gazetares dhe ish banores së Big Brother, Adelajda Xhamanit tronditi opinionin publik. Miq, kolegë, personazhe publik e jopublikë shprehën ngushëllimet dhe pikëllimin për ndarjen nga jeta të Adelajdës.



Me të nisur emisioni ditën e sotme, edhe Rudina Magjistari ka shprehur ngushëllimet për ikjen e parakohshme të Adelës.   

"Për ta nderuar për të fundit herë gazetaren e njohur Adelajda Xhamani e cila u nda nga jeta tragjikisht para dy ditësh. Një vajzë e zonja, një vajzë e fortë e cila dha një mesazh kurajo të jashtëzakonshme, një model frymëzimi për këdo që dëshiron të ndjekë ëndrrën e vetë, një vajzë me shpirt të bukur të cilën e pasqyronte shumë dhe në portretin e saj.





Ka koinçiduar që daljen e saj të fundit publike e ka pasur në programin tonë. Ka qenë një ngjarje shumë e dhimbshme, na ka tronditur të gjithëve absolutisht dhe nuk besoj se ka koment për këtë.Një ngjarje që na ka prekur të gjithëve, na ka lënë gjurmë të thella, na ka bërë të reflektojmë. Mendimet tona shkojnë për familjen e saj, për dhimbjen që kanë ata dhe për vetë Adelën që shpirti i saj të prehet në paqe", u shpreh Rudina.





Powered by Blogger.