Rikthehet 'West Side Family', 3 vite pas ndarjes nga jeta të Dr.Florit..



Grupi shumë i dashur për publikun "West Side Family" do të rikthehen me projekt të ri muzikor, 3 vite pas ndarjes nga jeta të pjesëtarit të grupit, Dr.Florit.

Landi dhe Miri kanë qenë të ftuar në "Mos i fol shoferit" ku kanë zbuluar se po punojnë prej 6 muajsh për një projekt të ri.


 Kënga do të përcjellë një mesazh shumë të fortë, ashtu siç ka ndodhur me çdo projekt të tyre.
Kjo është hera e parë pas ndarjes nga jeta të Dr.Florit, që grupi do të bashkohet, këtë herë vetëm me Landi Hysin dhe Armir Shahinin.




Powered by Blogger.