Prezantuesja tmerron shikuesit (FOTO)

Një prezantuese amerikane përjetoi një eksperiencë jo fort të këndshme teksa ishte në transmetim të drejtpërdrejtë. Shannon Murray e “Fox 4” po raportonte për një protestë të punonjësve të aeroportit në Dallas, kur një merimangë gjigante nisi të zbriste nga krahu i saj. E pa shqetësuar, Murray vijoi të raportonte, ndërsa shikuesit u tmerruan nga ajo që po shihnin dhe rendën në rrjete sociale për t’i thënë asaj se kishte në trup një merimangë. Burimi-tvklan
Prezantuesja mori lëvdata të shumta për qëndrimin e saj profesional. Megjithatë më vonë ajo shpjegoi se nuk e kishte kuptuar se kishte në trup një merimangë. Në një postim në rrjetet sociale, Murray tha se kishte ndjerë diçka të lëvizte, por nuk ia kishte idenë se bëhej fjalë për krijesën 8 këmbëshe.

 Ju Lutemi Klikoni Reklamat Me Poshte!




Loading...
Powered by Blogger.