Prek Xheni i Big Brother, është gjithmonë goditje në zemër kur të lë të shkosh.(Foto)

Nëse gjatë gjithë javës dyshohej për një ndarje mes tyre, apo një krisje të marrëdhënies, gjatë spektaklit të ditës së hënë “Dance With Me” çdo dyshim u konfirmua.  Ka qenë Benardi i cili u shpreh se mes tyre po ndodhte një krizë në marrëdhënie pa dashur të japë më shumë shpjegime për arsyen përse. Madje edhe pse me kërkesë të publikut çifti nuk është puthur duke thënë që nuk do ta ekspozojnë më jetën e tyre në televizion. 

Por ditën e sotme ka qenë Xheni, e cila duket se ka prekur për shkak të disa postimeve në Instastories.Ajo ka publikuar pamje nga aeroporti i Rinasit në të cilin ka qenë duke përcjellë nënën e saj Albanën, e cila mesa duket ka ardhur t'i qëndrojë disa ditë pranë të bijës pas krizës së saj me Benardin. “Është gjithnjë një goditje në zemër të të shoh teksa ikën,”-ka shkruar Xheni krahas postimeve duke treguar gjendjen e saj jo të mirë shpirtërore. 





Powered by Blogger.