Përlotën publikun në ‘E diela shqiptare’: Ekzekutohet në sy të djalit çifti në Gjirokastër!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik mëngjesin e sotëm pasi një çift bashkëshortësh është ekzekutuar në shtëpinë e tyre, në sy të djalit të tyre 19-vjeçar. Autori i dyshuar i krimit tronditës ku gjetën vdekjen Aleko Kosta 66 vjeç dhe Afërdita Kosta 49 vjeçe, ka qenë Aposto Kosta, fqinj dhe kushëri i Alekos. Burimi infos:Xing.al/



Ai kishte pasur konflikte pronësie me çiftin Kosta, të cilët fituan gjyqin në të cilin ishin përfshirë dy palët. Aposto Kosta, pasi ka ekzekutuar çiftin e bashkëshortëve, ka qëlluar edhe veten me armë duke marrë plagë të rënda, por tani ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën..



Çifti Kosta u bë i njohur për publikun më shumë se një vit më parë në emisionin ‘E diela shqiptare’, ku Afërdita së bashku me të birin nga një martesë e mëparshme, ftuan në studion e ‘Ka një mesazh për ty’ Alekon, me profesion saksofonist.

Ajo rrëfeu se pasi i ishte dashur të emigronte në Greqi për të punuar, ai kishte braktisur instrumentin dhe ajo donte pikërisht t’i rikthente këtë pasion. Ata rrëfyen edhe dashurinë e madhe që kishin për njëri-tjetrin dhe si kishin rigjetur lumturinë pas përfundimit të martesave të tyre të mëparshme, të mbyllura me mirëkuptim.
Powered by Blogger.