Pak para emisionit, plas sherri për audiencë mes Ermalit dhe Luanës...

Mbrëmjen e sotme fillon "beteja" për audiencë mes emisionit "Xing me Ermalin" dhe emisionit të ri të Luanës "Shiko kush luan". Të dy emisionet do transmetohen në orar primetime duke ia bërë të vështirë teleshikuesve përzgjedhjen.


E mes dy moderatorëve Ermal Mamaqit dhe Luana Vjollcës, pak para fillimit të emisioneve ka plasur sherri.  Ermal Mamaqi ka postuar një foto në Instagram ku i shkruan fansave të mos harrojnë të ndjekin sot në 21:00 "Xing me Ermalin".

"Janë të zënë sonte", i komenton Luana ndërsa Ermali ja kthen: "Të lutem dil nga jeta ime, si munde. Ej, shiko javës tjetër po nuk e pate besdi ma jep mua atë fustanin e bardhë. Edhe unë kam ndjenja, edhe unë kam gjoks"


Le të shohim kush do të shënojë sonte kurbën më të lartë mes emisionit të Luanës dhe Ermalit.



Powered by Blogger.