Njihuni me Syhanin dhe Xhesurin..

Te Shtunen dhe te Dielen në orën 20:10 nis seriali më i ri në ekranin e Tv Klan “Xhesuri dhe e Bukura”. Një serial i prodhuar nga kompania më e mirë turke, që ka prodhuar seriale si “Ezel”, “Kuzey & Guney”, “Diamante dhe Dashuri”, “Dashuri e Ndaluar” apo “I inltruari” dhe është seriali më i perfolur i vitit 2017.  “Xhesuri dhe e Bukura”, është seriali më i përfolur i vitit 2017, për faktin se kemi bashkimin e dy yjeve, Tuba Bujykystyn që njifet si Elif në “Diamante dhe Dashuri” dhe aktori Kıvanç Tatlıtuğ për të cilin është folur shumë, e njihni si Mehmeti, Halili, Behluli, Kuzei, Kurti, por tani ai do jetë Xhesuri. “Xhesuri dhe e Bukura”, është një histori dashurie mes hakmarrjes dhe ndjenjave të sinqerta. Xhesuri i pashëm vjen tek më i forti dhe më i pasuri i zonës me një plan të caktuar, pa e ditur që zemrën do t’ia vjedhë me shikim të parë Syhan, vajza e bukur e armikut të tij të betuar, çfarë do të ndodh me historinë e tyre të dashurisë ?! Këtë do e zbuloni vetëm duke e ndjekur serialin më të ri të fundjavës në TV Klan, Xhesuri dhe e Bukura çdo të shtunë & të diel në orën 20:10. Më poshtë keni dhe një histori të shkurtër për të kuptuar më shumë rreth asaj që do të ndiqni në këtë super serial. Mos e humbisni për asnjë arsye! Shikim të këndshëm !




"Historia e Premieres "Xhesuri dhe e Bukura" Tahsim esht kreu i Familjes Kolrudag, pasuria dhe influenca e madhe ne shoqeri ben qe te gjithe ta ken frike dhe ta rrespektojne.Aiështë baba i dy fëmijëve; i biri Korhan është zhgënjim total për të atin; Tahsin do shumë Syhan (Tuba Buyukustun), vajzën e tij të zgjuar dhe të bukur. Bashkëshortja e Korhanit rreket pa sukses të ngelet shtatzënë. Ajo shkon deri aty sa tenton të vrasë kunatën e saj, Syhan, nga frika se mos ajo lind para saj trashëgimtarin e familjes. Mirëpo planet e saj djallëzore dështojnë kur një i huaj, i pashëm dhe i çuditshëm, futet në histori duke shpëtuar jetën e Syhan. Shpejt ai bëhet i dashuri i Syhan (e cila po shtynte një fejesë pa dashuri) dhe zë vendin e djalit për të cilin Tahsin gjithmonë ka ëndërruar. Por, ajo që askush nuk di është se hakmarrja (ndaj Tahsinit) qarkullon në venat e Xhesurit (Kivanc Tatlitug) dhe shfaqja e tij nuk ishte aspak rastësi. A do t’a ndalojë dashuria për Syhan Xhesurin të marrë hak ndaj Tahsinit, apo e gjitha është pjesë e planit të tij të madh hakmarrës…? Kjo do të zbulohet në ekranin më të ndjekur të shqiptarëve, Televizionin Klan.



Powered by Blogger.