‘Një gjë nuk e bëre mirë zemra ime’: Nëna e Bjordit përlot me fjalët për Adelajdën...

Gjatë së dielës, mbarë opiniioni publik në Shqipëri u trondit nga ndarja e parakohshme nga jeta e gazetares dhe ish-banores së ‘Big Brother Albania’, Adelajda Xhamani.  Si pasojë e një arresi kardiak, 31-vjeçarja ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Me dhjetra personazhe publike kanë reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, duke shprehur keqardhjen dhe dhembjen për largimin e saj nga jeta dhe ndër ta, ka qenë edhe Antoneta Nushi, nëna e ish-partnerit të Adelës, Bjordi Mezinit.


 Ja fjalët prekëse që ajo i ka kushtuar së ndjerës. ‘Me dhimbjen që nuk ma përballon shpirti, po të shkruaj e dashura Adelajda... Ti hyre në jetën tonë, me çiltersinë tënde,dhe le aty vetëm dashuri.... Ishe një nga krijesat më speciale dhe më korrekte që kam njohur deri tani dhe do të mbetesh gjithmonë në shpirtin tim si modeli i vajzës së vërtetë shqiptare... Një gjë nuk e bëre mirë zemra ime... Nuk mendove për mamin tënd, që të kishte piķë të dobët,e siç e thërrisje ti, ‘mbretëresha ime’. Nuk dua ta besoj akoma ikjen tënde kështu papritur, por jam e bindur, që Zoti të cilin ti e besoje dhe e doje shumë, të përzgjodhi për veten e tij. Sigurisht atje në parajsë do të shkëlqesh si një YLL dhe do të jesh Engjëlli më i bukur dhe më i vlefshëm. I pa harruar kujtimi yt.... Të puth fort. Adelajda Xhamani.’



Powered by Blogger.