Mori fund: Xheni plas bombën dhe konfirmon ndarjen nga Benardi...


Një histori dashurie që nisi në televizion dhe mesa duket përfundoi në televizion. Xheni dhe Benardi, dy ish-banorët e ‘Big Brother Albania’ tashmë konkurrentë në ‘Dance With Me’ i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Këtë e ka konfirmuar vetë Xheni nëpërmjet një postimi në Insta Story, ku ajo shkruan: ‘Kaq ishte, ka marrë fund çdo gjë!’



Dyshja prej disa kohësh ka pasur probleme në çift dhe vetëm një javë më parë, Xheni dhe Benardi pranuan publikisht se ata po kalonin një periudhë reflektimi.   Por mesa duket ata nuk kanë mundur t’i lënë pas problemet e tyre. Gjatë ditës së sotme ata madje kanë ndaluar së ndjekuri njëri-tjetrin në Instagram, por nuk dihet ende nëse do të vijojnë të jenë partnerë apo jo në ‘Dance With Me’.





Megjithatë brenda pak minutave Xheni e ka fshirë postimin, duke i lënë të gjithë në pikëpyetje në lidhje me çfarë po ndodh mes tyre.




Powered by Blogger.