Flet mamaja e 14-vjeçarit që masakroi qenin: Djali donte të vetëvritej.....



Ngjarja e rëndë e ndodhur në Kuçovë disa ditë më parë ku një djalë masakronte qenin me sëpatë solli reagime të shumta në media e rrjete sociale ku shumë qytetarë shpreheshin të revoltuar për veprimin e 14-vjeçarit.   Një javë pas kësaj ngjarje ka folur për "Pasdite në Top Channel", mamaja e djalit që masakroi qenin, Qamile!



Ajo shprehej e shqetësuar për pasojat ligjore që do të sillte veprimi i djalit të saj ndërsa rrëfeu edhe shkakun pse 14 vjeçari kishte vrarë qenin. Sipas Qamiles qeni ishte i sëmurë, i kishte ngrënë pulat dhe i ishte sulur edhe asaj. Djali nuk kishte duruar dhe e kishte vrarë.





Qamilja ishte e divorcuar nga burri dhe djalit i kishte rënë e gjithë pesha për të mbajtur familjen. Familjarët e ish-burrit nuk e ndihmonin e madje kishin tentuar të mbillnin tokën tek vendi ku rrinte qenin me pretendimin se toka dhe shtëpia nuk ishte e tyre. 






Videon e kishte hedhur në internet një profesor në shkollën e 14-vjeçarit. Ky i fundit kur pa që video po shpërndahej gjithandej kishte tentuar të hidhej nga dritarja e shkollës, por shokët e klasës e kishin shpëtuar.         





Powered by Blogger.