Bizneset e aktorëve të serialeve turke, ja ku i kanë investuar miliona dollarët....

Dihet tashmë që aktorët turk paguhen mirë për rolet e tyre e miliona dollarët që fitojnë nga serialet, ata i kanë investuar duke hapur biznese apo duke blerë prona. Nga dyqane e kafenet e deri tek kompanitë, kështu i kanë investuar paratë aktorët e njohur turq.


Me fitimet e marra prej serialit "Dashuri me qira", Baris Arduç ka hapur një biznes me vëllain e tij. Ata kanë krijuar markën e tyre për aksesorë "ARDSTORE".






Dikur Burak Ozçivit ka investuar në biznese të ndryshme, kryesisht real estate ndërsa së fundmi ka hapur një dyqan me prodhime brumi ku në këtë biznes ka përfshirë edhe babain, motrën dhe kunatin.



Aktori shumë i dashur për publikin, Kivanç Tatlitug paratë e fituara nga serialiet i ka investuar kryesisht në shtëpi, prona dhe makina luksoze.






Bergüzar Korel e njohur si "Feride" nga "Karadayi" ka një kafene të veten. Në "Not just a coffee", ajo shet edhe ëmbëlsirat që gatuan vetë.






Ndërsa aktori i njohur i serialit "Dashuri dhe ndëshkim", Murat Yildirim drejton një kompani e cila merret me prodhimin e havjarit.





Powered by Blogger.