Anxhali: Im shoq tentoi të më mbyste, ja si i kam marrëdhëniet me Akash dhe Arnav...


Daljeet Kaur, e njohur ndryshe si Anxhali në serialin “Si ta quaj këtë dashuri”, dhe ishbashkëshorti i saj Shaleen Bhanot u martuan në vitin 2009. Ata ishin një nga çiftet më të famshme dhe të suksesshme të televizionit indian. Papritur gjithçka mes tyre mbaroi në mënyrë shumë të shëmtuar. Disa ditë para ndarjes ajo shkroi në rrjetet sociale: “Kam frikë… Ju lutem lutuni që unë dhe im bir t’ia dalim mbanë. Eshtë e tmerrshme të shikosh se sa pak human bëhet njeriu. Dua të besoj ende… Ka një Zot”.


Ajo e ka sqaruar në këtë mënyrë situatën e ndodhur mes tyre: “Më 27 prill një mikeshë më mori në telefoni dhe më tha se e kishte parë Shaleen duke u puthur me një vajzë poshtë shtëpisë sonë. Kur e konfrontova për këtë gjë, më kapi për fyti, më përplasi pas muri dhe u përpoq të më mbyste. Shaleen është një person shumë gjaknxehtë dhe ka pasur më parë precedentë si një person abuziv”. Por tanimë thuhet se ajo e ka superuar këtë moment të vështirë. E pyetur për raportet me kolegët në sheshxhirim, aktorja u shpreh se janë shumë pozitive. Ndërsa rrëfeu se ç’do të thotë të aktrosh me një këmbë.




“Si Akash dhe Arnav kujdesen shumë mirë për mua edhe në prapaskenë. Në fillim ishte e vështirë të aktroja me një këmbë. Konfuzohesha se cilën këmbë duhet të përdorja kur të ngjisja shkallët. Pas tre muajsh u mësova. Madje kolegët lluan të talleshin në prapaskena, duke më thënë se kisha filluar të ecja me një këmbë edhe kur nuk isha në xhirim”.

 Ju Lutemi Klikoni Reklamat Me Poshte!




Loading...
Powered by Blogger.