Altin Basha: Ja kush do ta prezantojë ‘Portokallinë’ këtë sezon!!!


Teksa jemi gjithnjë e më afër fillimit të sezonit të ri për spektaklin e  humorit ‘Portokalli’, regjisori i njohur Altin Basha ka folur edhe njëherë për atë që do të sjellë ky sezon. Burimi infos : Xing.al/


I ftuar në studion e ‘Top Shoë Magazine’, Basha  sqaroi edhe njëherë publikun mbi emrat që do të drejtojën spektaklin.
‘Për momentin jemi shumë mirë me prezantuesit që kemi. Xhemi do jetë dhe aktore. Eksperienca jonë me të si aktore ishte e kënaqshme prandaj do të vazhdojë.’-rrëfeu regjisori në studion e emisionit, duke zbuluar kështu se Salsano Rrapi dhe Xhemi Shehu do të vijojnë të jenë drejtuesit e spektaklit.


Sakaq disa kohë më parë u bë e ditur se Eneda Tarifa nuk do të ishte më pjesë e ‘Portokalli’,duke kaluar kështu në një tjetër spektakël në ‘Top Channel’, si trajnere në ‘The Voice Kids’.



Powered by Blogger.